Mërgimtari nga Gostivari: Policia e Kërçovës ma ka marë veturën pa arsye, vetëm pse njifem me Grupin e Kumanovës (VIDEO)

Zulkadri Hajdari, mërgimtar shqiptar nga Gostivari, thotë se tani një muaj e tepër është futur në rreth vicioz nga ana e policisë në Maqedoni. Më 5 maj atij i është konfiskuar vetura në Kërçovë, dhe nuk po i kthehet edhe pse ka bërë kërkesa të ditëpërditshme. Duke pritur me shpresë se do të tejkalojë këtë problem, Hajdari për Lajm TV thotë se është vonuar të kthehet dhe për këtë arsye mund të humbë vendin e punës në qytetin austriak, Linc. Ai thotë se gjithë presioni që po bëhet është për shkak se ai mbështet pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Hajdari vlerëson se shkak për konfiskimin e veturës së tij është të bëhet presion ndaj mërgimtarëve. Për këtë adreson akuza të rënda në adresë të politikës shqiptare, sepse vlerëson se mërgimtarët janë të pambrojtur kundrejt policisë. Për të fituar drejtësinë, ai thotë se do të kërkojë ndihmë edhe nga ambasada austriake në Shkup.

Avokati Besnik Asani thotë se ka shumë raste që përballen me këtë problem dhe ai paraqitet për shkak të dispozitave të paprecizuara ligjore.

Deri sa mërgimtari gostivaras pret përgjigje, vetura e tij Ëolksëagen Tuareg po mbahet në oborrin e policisë në Kërçovë. Hajdari thotë se nuk do të heqë dorë dhe se do të angazhojë avokat nëse ka nevoja, për të paditur policinë për maltretimin që i është bërë./Gazeta Lajm