LVV e LDK takohen nesër për të gjashtën herë, këto janë temat që do të diskutohen

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen nesër në kuadër të bisedimeve për harmonizimin e programit qeverisës.

Takimi do të mbahet në orën 15:00, ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka.

Ai ka bërë të ditur se temë e diskutimit në mes përfaqësuesve të të dy partive do të jenë energjetika dhe kultura.

“ Takimi mbahet nesër në orën 3:00. Do të diskutojnë për energjetikë dhe Kulturë’, i tha Manxhuka Perisopit.

Takimi i nesërm në mes ekipeve të dy partive që po synojnë të formojnë koalicion qeverisës është i gjashti me radhë.

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Kjo pasiqë janë në pritje nëse ndonjë parti do të adresojë ankesë në PZAP lidhur me administrimin dhe numërimin e votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.