Bytyçi i PDK-së: Komunikata e lëshuar nga policia është shkruar në qeveri

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi ka thënë se komunikata e lëshuar më herët nga policia e Kosovës është shkruar në qeveri, ose përndryshe del të jetë e pakuptimtë.

Sipas Bytyçit, mjafton kjo komunikatë që të kuptohet se urdhëri për sulmin ndaj mediave ka qenë politikisht i motivuar.

Sipas tij, sot demokracinë e Kosovës kanë dështuar ta mbrojnë shumë zëra si zyra e Bashkimit Evropian, Brukseli, QUINT-i, Organizatat e Shoqërisë Civile, Avokati i Popullit e të tjerë.

Ky është postimi i plotë i Bytyçit:

Mjafton që ta lexoni komunikatën e Policisë më shumë vëmendje edhe e kuptoni aty se urdhëri për sulmin ndaj mediave ka qenë politikisht i motiviuar. Kjo komunikatë është shkruar në qeveri me gjasë se për ndryshe nuk ka kuptim.

Megjithatë po kam deshirë me cekë, se sot demokracinë tonë kanë dështuar ta mbrojnë shumë zëra që zakonisht i kemi parë në media edhe për tema më pak të rëndësishme, besa edhe për disa që kanë qenë shumë më banale.

E di që është fundjavë se për ndryshe kishin reaguar:

Zyra e BE-së/Brukseli
Vendët e Quint-it
Organizatat e Shoqerisë Civile
AGP-ja
Avokati i Popullit
Rron Gjinofci dhe Mixha Shneq i Stupcav

Por demokrocia jonë është treguar e pamposhtur, edhe ndaj një sulmi të tillë ku pjesëmarrës ishin Qeveri e Albin Kurtit, Prokuroria e Shtetit dhe Policia.