Madonna zbulon titullin e albumit të ri (Video)

Madonna po rikthehet me një album të ri dhe quhet “Madame X”.

Ikona e muzikës pop, zbuloi titullin e albumit me anë të një videoje të shkurtër të postuar në Instagram, transmeton Klan Kosova.

“Vendosa ta quaj albumin tim Madame X. Madame X është një agjent sekret që udhëton nëpër botë, duke ndryshuar identitet, duke luftuar për liri, duke sjellë dritë në vende të errëta”, shpjegon ajo në video.

Është konfirmuar gjithashtu performanca e saj gjatë këtij viti në Eurovision, që mbahet gjatë muajit maj në Tel Aviv, të Izraelit.