LDK ka mbi 595 mijë euro më shumë shpenzime sesa të hyra

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një dallim të madh në buxhet sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve.

Kjo parti sipas raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për financat e paaudituara të partive politike ka një deficit të buxhetit prej mbi 595 mijë e 292 eurosh e 27 centë.

LDK të hyra në vitin 2021 i ka pasur 583 mijë e 492 eurosh e 43 centë.

Ndërkaq, shpenzime i ka 1 milion e 178 mijë e 784 euro e 70 centë, njofton Klankosova.tv