Makina del nga rruga dhe përfundon e varur buzë rrugës, plagosen dy kosovarë

Dy persona nga Kosova kanë mbetur të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd pas një aksidenti që kanë pësuar.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia dhe lagështia në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut që kanë ‘pushtuar’ zonën orët e fundit.

Makina siç duket në pamjet e siguruara nga Report Tv ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka ngecur në hekurat anësorë buzë një kodre. Poshtë makinës ndodhej edhe kopshti i një banese por fatmirësisht në momenti e aksidentit aty nuk ka patur njerëz.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Shqiptarja.com