Makina del nga rruga dhe përfundon në një pikë servisi, plagoset 24-vjeçari

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Voskopojë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një pike servisi.

Paraprakisht bëhet me dije se automjeti i tipit “Lancia” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është futur në një pikë servisi.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme pjesa e përparme e makinës është futur brenda servisit.

Ndërsa raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi me inicialet M.M., 24 vjeç.

24-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës dhe nuk ka informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë qenë shpejtësia tejet normave të lejuara, por policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

shekulli.com.al