Flet Berisha pas dorëheqjes së Bashës

Sali Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës, ku duket se e vlerëson veprimin e tij dhe bën thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre është përparësia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojmë se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb”, shkruan ai në Facebook.