Makina me shpejtësi përfundon në kanal, plagoset drejtuesi

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë orët e para të mëngjesit. Burimë policore bëjnë të ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, për pasojë është plagosur drejtuesi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bilaj. Ndërsa shkak i aksidentit është bërë shpejëstia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.