Tre javë në ”luftë” me jetën, familja nga Elbasani mposht koronavirusin

Një lajm i mirë vjen nga Elbasani, ku mësohet se është shëruar familja e parë e infektuar nga koronavirusi.

Në 12 mars në qytetin e Elbasanit u konfirmua rasti i parë me koronavirus. Ai ishte një 35 vjeçar, i kthyer nga Italia i cili infektoi edhe prindërit e tij. Fiks pas 3 javësh, të tre anëtarët e kësaj familje, të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.

Pas testimeve ata kanë rezultuar negativë por do të duhet që të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar.