Makina merr flakë në lëvizje (Video)

VLORE-Një makinë tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët në lëvizje në zonën e Skelës. Drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi nga automjeti dhe raportohet se nuk ka lëndime.  

Report TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket makina që është përfshirë e gjitha nga flakët dhe po digjet.

Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi duke shuar zjarrin, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.