Makina përplas karrocën me kalë, një i plagosur rëndë (Pamjet)

Një person është aksidentuar rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin mbrëmjen e sotme. Ai po lëvizte me një karrocë me kalë në momentin që është përplasur nga një makinë në fshatin Sinaballaj.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, ndërsa drejtuesi makinës është shoqëruar në polici. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.