Publikohet raporti i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve te fundit.

Kurse nga 2 mijë e 368 testime kanë rezultuar katër raste pozitive me virusin korona.

Ndërsa shtatë persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe 312 vazhdojnë të përballen.

Ndryshe në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 776 mijë 820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.