Makina përplaset me kamionin, lëndohet një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, ku një automjet i tip “Benz” është përplasur me një kamion.

Mësohet se për shkak të përplasjes së fuqishme ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi me inicialet S.T., 57 vjeç, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërsa drejtuesi i kamionit shtetasi me inicialet M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin, nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi S.T., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shekulli