Makina përplaset me motoçikletën/ 2 persona në gjendje të rëndë

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy shtetas që po udhëtonin me motoçikletë.

Ata janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Ende nuk dihet se cila ka qenë aryeja e përplasjes, por policia po heton në vendngjarje.

vizion plus