Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një 40 vjeçar

Sot në ora 11:00 ka pasur të shtëna me armë në Mitrovicën e Jugut. Si pasoj e këtyre të shtënave, një person i moshës 40 vjeçare është plagosur.

Raporti i policisë:

Sot rreth orës 11:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë.