Tërmeti i fuqishëm ndërpret operacionet e shpëtimit

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë gjë që ka bërë që të vendoset për të ndërprerë të gjitha operacionet për gjetjen dhe shpëtimin e personave që ndodhen nën rrënoja.

Tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm, 5.6 i shkallës Rihter. Lëkundjet e forta kanë sjellë një panik të madh në Tiranë. Qindra banorë kanë dalë sërish nga banesat apo ndërtesat dhe qëndrojnë në rrugë.