Makinat bëhen ‘copash’ në aksident, në gjendje të rëndë disa persona (FOTO)

POGRADEC- Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në unazë të qytetit, ku kanw mbetur të plagosur disa persona.

Sipas korespodentes së Report Tv, nga përplasja e fortë janë në gjendje të rëndë disa prej tyre.

Në bazë të burimeve nga policia midis të plagosurve ka edhe persona të plagosur rëndë.

Në vendngjarje ndodhen 2 ambulanca për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Shak i mundshëm është parakalim i gabuar i njërës prej makinave.

Shqiptarja.com