Manastiri i Deçanit, Ramosaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Manastirin e Deçanit.

Ramosaj theksoi se deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit.

Ai referuar komenteve të kryetarit të Serbisë i cili tha “t`i ruajmë shenjtorët serb” ka pyetur se nga kush po rrezikohen apo kërcënohen ata?

“E dinë historikisht kush e ka ruajt atë Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më të mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore”, thuhet në reagim.

Ky reagim i tw parit tw Deçanit erdhi pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Manastiri i Deçanit nuk është trashëgimi kulturore shqiptare, por serbe.

“Unë nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj se ata nuk do të arrijnë të na bindin se Manastiri i Deçanit dhe trashëgimia tjetër i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Në fakt, ata do të thonë se i përket trashëgimisë së Kosovës dhe se për këtë ata kanë mbështetje “, ka thënë të dielën presidenti serb, transmeton Klan Kosova.

Reagimi i plotë i Bashkim Ramosajt:

Deçan 30.12.2019

Reagim

Lidhur me deklaratën e dt.29.12.2019 të presidentit të Serbisë dhenë në një konferencë për media në b92

Prej kujt mi rujt? me kë mi rujt? pse mi rujt? kush i rrezikoi apo kërcënoi? Presidenti Serb, duke mos ,,dashur të jetë zog ogurzi”!

Ai në fakt shpërfaqë atë çka përfaqëson, që është përtej ogurit të zi! Në intervistën e bërë sot për medie Vuçiq duke folur për Manastirin e Deçanit, deklaron. ,,Unë nuk dua të jem zog ogurzi”! Në fakt ky deklarim është një thirrje për çdo gjë të errët, për vet kontestin që i referohet.

Thirrje për urrejtje, për konflikt, nxitje për çdo gjë të keqe! Jo më pak se ajo që pati filluar shefi i tij në Gazimestan me 28 qershor 1989, e që përfundoi me gjenocid mbi Shqiptarët.

Deklarata e presidentit serb Vuçiq, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit! Duke deklaruar ,,Në fakt ata do të thonë se i përket trashëgimisë së Kosovës dhe për këtë ata kanë mbështetje”, ,,shpresoj që ne mund të arrijmë diplomatikisht ta zgjidhim këtë dhe ti ruajmë shenjtorët serb”, përfundon Vuçiq! Prej kujt mi rujt? me kë mi rujt? pse mi rujt kush i rezikoi apo kercënoi? Këte e dinë historikisht kush e ka rujt at Manastir.

Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë mē te mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore.

Ka kaluar koha, kur politika dhe retorika juaj shoveniste serbe funksiononte, vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festojë, jemi në prag të vitit 2020…!

Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit