Manchester City dhe Liverpool i ndajnë pikët

Manchester City dhe Liverpool kanë luajtur baraz në kryendeshjen e javës së tetë në Premierligë.

Ndeshja përfundoi me barazim 1 -1, ku të dy golat u shënuan në gjysmën e parë.

Mohamed Salah (13′) realizoi për epërsinë fillestare të mysafirëve nga penalltia.

Por Gabriel Jesus (31′) me një lëvizje mjeshtërore barazoi shifrat, çka doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Vendasit mund ta fitonin krejtësisht këtë sfidë, por De Bruyne (42′) çuditërisht goditi jashtë portës nga pika e ardhë.

Liverpool tani ka 17 pikë në vendin e tretë, kurse City me 12 pikë mban vendin e 11.