Shiko këtu ndeshjet e Shqipërisë, Gjermanisë, Anglisë, Italisë

Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë, gjë e cila pritet të ndodhë edhe sot me San Marinon.

Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

Fantazisti është rikthyer te skuadra italiane e Empolit dhe shkak u bë FIFA, e cila nuk ia dha në kohë dritën jeshile Bajramit që të luante që tani me Shqipërinë. Bajrami duhet të presë miqësoret e qershorit për të realizuar ëndrrën e madhe me Kombëtaren shqiptare.

Shiko ketu ndeshjet – LIVE