Manchester City përforcon kreun e tabelës (Video)

0
269
Manchester City është treguar bindës në fitoren prej 3-1 kundër Watfordit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën Premier që u zhvillua në ‘Emirates Stadium’.
Vendasit rrezikuan që nga minutat e para përmes Riyad Mahrez, David Silva, Oleksandr Zinchenko e Sergio Aguero, mirëpo nuk u treguan efikasë në gjysmën e parë.
Sapo filloi pjesa e dytë (46′), u zhbllokua rezultati. Raheem Sterling u gjet në vendin e duhur për ta shënuar golin e parë.
Nuk zgjati shumë dhe u shënua goli i dytë (50′). Mahrez dhuroi një asistim të mrekullueshëm në zonë për Sterling, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.
Anësori anglez e kompletoi het-trikun 59-të duke kombinuar me bashkëlojtarët dhe duke e lënë të pashpresë portierin Ben Foster.
Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Gerard Deulofeu (66′), i cili u asistua nga Troy Deeney.
Me këtë fitore, Manchester City ngrit diferencën në katër pikë ndaj Liverpoolit që të dielën luan kundër Burnleyt.