Manchester United eliminon PSG-në (Video)

0
458
Manchester Unitd ka bërë një ndeshje shumë të madhe ndaj PSG-së, duke fituar 3-1, dhe duke kaluar tutje në çerekfinale.
United  arritën ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë 2-0.
Ndeshja filloi praktikisht me gol, pas një gabimi skandaloz, ku përfitoi Romelu Lukaku, i cili e kaloi edhe portierin Gianluigi Buffon për të shënuar  për 1-0 në minutën e 2-të.
Në minutën e 12-të barazohet rezultati në 1-1 nga Juan Bernat.
Por me kaq nuk u mbyll pjesa e parë.
Buffon gaboi rëndë dhe Romelu Lukaku përfitoi për të shënuar për 2-1në minutën e 30-të.
Minuta e fundit e kësaj përballje, doli të jetë e paparashikueshme.
Në minutën e 90’, gjyqtari akordoi penallti për Manchester Unitedin me VAR, përgjegjësinë e të cilës për ta ekzekutuar e mori Marcus Rashford.
Reprezentuesi anglez u tregua gjakftohtë dhe me një saktësi të madhe arriti të mposhte Buffonin, për fitoren 1:3 të Manchester United.