Mane: Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në histori

Sadio Mane e quajti Cristiano Ronaldon një nga futbollistët më të mirë në histori.

Senegalezi u transferua këtë verë te skuadra saudite Al-Nassr, për të cilën është Ronaldo.

“Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në histori, nëse jo më i miri, sigurisht. Ai ma lehtëson punën. Unë me të vërtetë dua të luaj në kampionat me të gjithë këta djem për ta bërë klubin vërtet të suksesshëm”, tha Mane.