Maqedoni e Veriut: 12 të vdekur dhe 373 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 373 raste të reja.

Gjitashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 320 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 224 mijë e 507 raste me virusin korona, janë shëruar 211 mijë e 548 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 953 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 6 raste aktive.