Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Në raportin 24-oërsh të Policisë së Kosovës thuhet se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“HETIM I VDEKJES/Prishtinë 22.07.2022-14:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.