Maqedoni e Veriut: 18 të vdekur dhe 389 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut e ka bërë të ditur se 18 persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 389 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 317 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 212,220, të vdekur janë 7,436 si dhe janë 8,353 raste aktive.