Maqedoni e Veriut: 22 viktima dhe një mijë e 192 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer tre mijë e 211 teste për raste të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre një mijë e 192 kanë rezultaur pozitivë.

Kryeson Shkupi me 571 raste, e ndjekur nga Tetova me 87 raste dhe Kumanova me 63.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima, ndërsa janë shëruar 359 pacientë.

Rastet aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë 12 mijë e 2, ndërsa numri i viktimave ka arritur shifrën një mijë e 071./alsat