Maqedoni e Veriut/ 999 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.566 teste të kryera janë regjistruar 999 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 711 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.

Prej tyre në Shkup-465, Prilep – 53, Kumanovë – 52, Veles – 48, Kavadar – 43, Gostivar – 38, Negotinë – 37, Tetovë – 36, Manastir – 35, Ohër – 33, Shtip – 30, Gjevgjeli – 23, Koçani – 16, Kriva Pallanka – 10, Kërçovë – 9, Vallandovë – 8, Strumicë – 7, Radovish – 7, Berovë – 6, Bogdanci – 6, Demir Kapija – 6, Resnjë – 4, Dibër – 4, Probishtip – 4, Vinicë – 4, Strugë, Krushevë – 3, Demir Hisar – 3, Sveti Nikole – 2, Delçeva – 2, Makedonski Brod – 2.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.