Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 1 mijë e 375 raste me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 1 mijë e 375 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 217 pacientë nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 228 mijë e 540 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, 213 mijë e 772 pacientë janë shëruar, 8 mijë njerëz kanë vdekur si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 6 mijë e 818 raste aktive.