Si u shpëtua 42-vjeçari që ra nga lartësia, ministrja e Mbrojtjes poston video

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video nga momenti i aksionit të forcave të armatosura për shpëtimin e një 42-vjeçari nga kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni te shpella e Pëllumbasit.

Forcat e armatosura në shërbim të çdo shqiptari!
Shikoni profesionalizmin e pilotëve dhe teknikëve trima të Forcës Ajrore, të cilët dje evakuuan një 42-vjeçar nga kanionet e Erzenit, i lënduar gjatë ekskursioni te shpella e Pëllumbasit, shkruan Xhaçka./Fokusi.info/