Maqedonia anëtarësohet në NATO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se dje, Maqedonia u anëtarësua në NATO.

Ahmeti ka thënë se atij i është heçur një barrë nga shpatullat dhe po ndihet i plotësuar, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend.

Ai shtoi se “më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi”.

“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.

Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi.

Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim”, shkroi ai.