Marrëveshja Lajçak -Bislimi për deeskalimin në Veri, për çfarë u dakorduan?

Pas vizitave në Kosovë e Serbi javën që shkoi Miroslav Lajçak sot bëri një paraqitje befasuese nga kryeqyteti i vendit të tij, Bratislava. Krah tij u paraqit edhe Zëvendëskreministri Besnik Bislimi. Të dy thanë se kanë arritur marrëveshje për deesakalimin e situatës në Veri. Por çfarë përmban ajo?

Siç mëson Gazeta Express Emisar i BE’së ka përgatitur një plan për zbatimin e tre pikave të propozuara, që liston përgjegjësitë e secilës palë si dhe sekuencon veprimet për zbatimin e planit trepikësh.

Nëse gjithçka shkon siç duhet hiqen masat ndaj Kosovës, merr vesh Gazeta Express nga burimet e saj.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së pas takimeve të ndara me 22 qershor doli me propozimet për shtensionimin e situatës, ku çdo gjë nis me një hap që, sipas ndërkombëtarëve, duhet ta bëjë Kosova.

“Për Kosovën, që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, kishte thënë Borrell.

Sipas burimeve bëhet fjalë se Lajcak dhe Borell janë dakorduar për pikat e njëjta.

Por, të dy të hënën kur kanë njoftuar për marrëveshje kanë shkruar pak a shumë me tone të njëjta.

“U pajtuam për hapat e nëevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe sic parashihet me ligj, duke u fokuaur në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi.

Marrëveshjen i pari e ka shpallur Emisari Miroslav Lajçak.

Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Twitter.