Marrëveshja për targat/ Qeveria thotë se nuk ka pjesë të papublikuara të kësaj marrëveshje

Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat”, ky ishte reagimi i parë i ish kryeministrit Haradinaj pas arritjes së marrëveshjes për targat të enjten e kaluar në Bruksel.

Në këtë frymë ishte edhe deklarata e kreu të Nismës, Fatmir Limaj, dhe disa zyrtarëve të opozitës të cilët i bënë thirrje Qeverisë që ta publikoj të plotë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Por, në Qeverinë e Kosovës thotë se më të arritur marrrëveshja, ajo është publikuar e plotë në media dhe se nuk ka pjesë të papubulikuara.

“Dokumenti i marrëveshjes është publikuar i plotë menjëherë pasi që është dakorduar për të. Nuk ka pjesë tjera të papublikuara”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu për “Indeksonline”.

Në anën tjetër, Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte publikuar një dokument me tre pika ku thuhej se palët janë dakorduar në këto çështje.