SPORT Marseille – Atletico Madrid, formacionet e finalës në Europa League 16/05/2018 - 18:13 394 FacebookTwitterViberWhatsApp Olympique Marseille dhe Atletico Madrid do të luajnë sonte finalën e madhe të Ligës së Evropës. Ndeshja do të zhvillohet në Lyon të Francës dhe fillon nga ora 20:45. Të dy trajnerët kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk pritet ndonjë mungesë e madhe në të dy taborët. “Sky” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave. Olympique Marseille (4-2-3-1): Pelé, Sarr, Rami, Gustavo, Amavi; Lopez, Sanson, Thauvin, Ocampos, Payet, N’Jie. Atletico Madrid (4-4-2): Oblak, Partey, Savic, Godin, Lucas Hernandez; Correa, Saul, Gabi, Koke, Griezmann, Diego Costa.