Marseille e fitoi derbin ndaj Lyonit (Video)

Skuadra e Marseille e ka fituar derbin ndaj skuadrës Lyon, duke e mposhtur me rezultatin  2 – 1, shkruan Fokusi.info.

Hero i këtij takimi ishte Dimitri Payet, i cili i shënoi dy golat për skuadrën vendase.

Golin e parë Payet e shënoi në minutën e 18-të nga penalltiar për rezultatin 1 – 0.

Marseille e dyfishoi epërsinë në minutën e 39-të me një gol të bukur nga Payet.

Në pjesën e dytë Lyon bëri përpjekje, dhe kështu e ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të me golin e Moussa Dembele.

Në minutën e 64-të Alvaro Gonzalez i Marseille u ndëshkua me karton të kuq.

Por, Marseille edhe pse me një lojtar më pak arriti ta ruajë rezultatin, duke shënuar fitore.

Marseille gjendet në vendin e dytë me 22 pikë, tetë pikë më pak se PSG që gjendet në vendin e parë me 30 pikë, kurse Lyon ka 16 pikë dhe gjendet në vendin e 14-të./Fokusi.info/

https://streamable.com/l1eud