Zyrtari i LDK-së i reagon ish-deputetit të VV-së pasi ua kritikoi sloganin “Shteti shtet”

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar në drejtim të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili kritikoi sloganin e tyre në zgjedhje.

Ai deklaroi se Dimal Basha po sillet si poet, por që shteti është shet edhe kur “thikat mbi harta” e tmerrojnë.

“Dimal Basha po shitet si poet, por shteti është shtet edhe kur ”thikat mbi harta” të tmerrojnë e të japin siklet”, shkroi ai.

Basha përmes një publikimi në Facebook shkroi se shteti është shtet, kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet.

“Shteti është shtet …kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet”, ka thënë ai.