Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Në mëngjes shiu do të shndërrohet në borë në disa vise si në Podujevë, Mitrovicë e ndoshta edhe në Prishtinë me rrethinë. Gjatë ditës kthjellim i motit. Menjëherë do të rifillojnë erërat jugperëndimore si shenjë e afrimit të ciklonit të ri. Pasdite përsëri shtim i vranësirave me reshje shiu e bore, varësisht nga pozita gjeografike dhe lartësia mbidetare. Reshjet përsëri do të jenë intensive. Natën mes së hënës dhe të martës ose mëngjesin e së martës do të fillojnë fillojnë erëra të ftohta veriore dhe verilindore dhe reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore pothuajse në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Shqipëri reshjet do të pakësohen. Në bregdet priten edhe intervale kohore me diell, por shumë shpejt vranësirat do të rikthehen përsëri. Pasdite vonë ose në mbrëmje reshje shiu. Në veri të vendit reshje mjaft intensive. Gjatë natës vonë reshje intensive priten në shumicën e territorit të Shqipërisë. Në viset kodrinore- malore në lindje, juglindje dhe veri reshje bore.

Edhe në Maqedoninë Veriore pas një pauze, sot në mbrëmje rikthehen reshjet e shiut. Në viset kodrinore-malore reshje bore. Në veriperëndim të vendit priten reshje mjaft intensive. Në Mal të Zi nesër vranët dhe me reshje të dendura bore herë pas here. Në bregdet me shi.

Të Martën në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Në mëngjes vende-vende priten reshje të dendura bore. Edhe gjatë ditës priten reshje të herëpashershme bore me erëra të ftohta veriore.

Reshje bore të Martën priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe shumë pjesë të Shqipërisë. Ka mundësi që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa vise në Shqipërisë ku reshjet e borës janë fenomen i rrallë.

Të mërkurën në tërë rajonin na pret mot mjaft i ftohtë, por krejtësisht normal për këtë periudhë kohore. Në Kosovë herë pas here dhe vende-vende me reshje bore. Në viset tjera kryesisht thatë dhe ftohtë./Meteoballkan