Masakroi bashkëshorten me thikë, del ekspertiza për autorin, ishte skizofren, piu ujë derisa u mbyt

Del rezultati i ekspertizës mjeko ligjore të Adriatik Kuka i cili u gjend i vdekur tek Sektori Rinia në Durrës pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Hazbije Kuka.

Sipas mjekëve autori është mbytur me vullnetin e tij në det dhe më pas dallgët e kanë nxjerrë në breg, njofton “Report”.

Ekspertiza mjeko-ligjore nxori gjithashtu se ai vuante nga skizofrenia.

Ai është futur në det dhe ka pirë ujë me shumicë derisa ka humbur ndjenjat dhe është mbytur.