Xhavit Haliti i bënë thirrje Edi Ramës të hap disa qendra vaksinimi për kosovarët

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti i cili njihet edhe për afërsinë që ka me Partinë Socialiste të Shqipërisë, i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të hapë disa qendra vaksinimi edhe për qytetarët e Kosovës.

Ai në këtë kërkesë ka vënë në pah neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën.

Postimi i plotë i Halitit:

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.