Qeveria pajtohet me kandidaturat për Guvernator të BQK-së, vendimin ia përcjell kuvendit

Qeveria e Kosovës, përmes një mbledhje elektronike ka bërë të ditur se pajtohet me kandidaturat e propozuara për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së.

Sipas njoftimit, ky vendim do të përcillet për votim në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se kandidatët për guvernator janë Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.