Masat e reja anti-COVID, Tahiri: Çdo vendim që nuk konsultohet e kthen Kosovën prapa

Ish-zëvendësministri i Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar kundër masave të reja pa u konsultuar me komunat dhe akterët tjerë.

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!