Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Këto rrebeshe do të shfaqen kryesisht në gjysmën veriore të Kosovës, kurse gjysma jugore do të ketë reshje më të pakta dhe më të izoluara.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten në tërë rajonin pritet mot pak më stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira, por të cilat nuk pritet të sjellin reshje me ndonjë përjashtim të vogël. Do të jetë nxehtë dhe me zagushi.

Të shtunën pritet mot i ngjashëm, por gjithashtu pritet rikthim i rrebeshe të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë në disa rajone të Kosovës dhe Shqipërinë Veriore.

Nga e diela priten ulje të temperaturave sidomos në rajonet kontinentale. Priten intervale kohore me diell dhe herë pas here dhe vende-vende edhe reshje shiu./Meteoballkan