Masvidal shpallet “gangsteri më i keq” i UFC-së, pasi mjeku e ndali duelin para kohe (video)

Jorge Masvidal mori gjerdanin e duelit për “Baddest Motherfu*ker Belt” (gjerdani BMF), pas fitores ndaj Nate Diaz, sfidë e vlefshme për eventin UFC-244, zhvilluar në Nju Jork. Në fakt, në kafaz nuk pati fitues, pas doktori ndali duelin para se të niste raundi i katërt, për shkak se Diaz ishte carë keq në vetullën e syrit të djathtë.

Nuk ishte kjo mënyra se si duhej të përfundonte dueli i shumëpritur i “gansterit më të keq” të UFC-së, por në fund të gjithë iu bindën vendimit të mjekut edhe pse mijëra tifozë në “Madison Square Garden” mbetën të zhgënjyer nga ky fund. Madje edhe vetë dy sportistët mbetën të mërzitur e habitur nga vendimi i mjekut edhe pse Diaz donte të vijonte duelin.

Dueli, ashtu sikurse edhe pritej, ishte mjaft i bukur, me grushte e shkelma nga të dy sportistët, që dhuruan spektakël në kafaz. Masvidal përdori më mirë këmbët, duke goditur Diaz në raundin e parë shpesh në trup e një herë në kokë, duke e carë në vetull. Kjo i dha atij fitoren, pasi Diaz u gjakos, por nuk u tërhoq dhe dueloi.

Diaz ishte më i saktë me grushtet e shpullat e tij, duke goditur hera-herës Masvidal, por jo mjaftueshëm për ta hedhur në tapet. Kjo skenë u përsërit në të trija raundet, me Masvidal që kishte një epërsi të lehtë deri në ato momente, që i dhanë fitoren edhe pse sfida ishte ende e hapur dhe mund të dhuronte të tjera emocione. Sportistët ranë dakord për revansh./Telesport/

https://twitter.com/FightingMatrix/status/1190854415625936897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1190854415625936897&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmasvidal-shpallet-gangsteri-me-i-keq-i-ufc-se-pasi-mjeku-e-ndali-duelin-para-kohe%2F