Tahiri: E pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke u ballafaquar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Besnik Tahiri ka thënë se “injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencën qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë”.

Tahiri përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë të tjerë.

“Një lëshim për Kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për Kryeministrin nesër. Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke e u ballafaquar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e do kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë.

Fatekeqesisht, një grevë legjitime Kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Një lëshim për Kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për Kryeministrin nesër.

Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke u ballafaquar!