Matoshi: Glauk Konjufca nuk ka guxim t’i dalë Albin Kurtit kundër

Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se “s’ka Asociacion pa njohje nga Serbia”.

Ai thotë se Konjufca e di se zbatimi i Asociacionit ka nisur tashmë në terren, prapa syve të publikut, raporton Gazeta Blic.

Matoshi në një prononcim për Gazeta Blic, theksoi se zoti Konjufca nuk është aq analfabet politik sa të mos e dijë që në këtë fazë Serbia është “amnestuar” për mosnjohjen e Kosovës, dhe se ai s’ka më fuqi të mashtrojë një shoqëri të tërë me parullën “Asociacioni nuk kalon”.

“Zoti Konjufca nuk është aq analfabet politik sa të mos e dijë që në këtë fazë Serbia është “amnestuar” për mosnjohjen e Kosovës. Ai poashtu e di se zbatimi i Asociacionit ka nisur tashmë në terren, prapa syve të publikut, por ai s’ka më fuqi të mashtrojë një shoqëri të tërë me parullën ‘Asociacioni nuk kalon!’ tha ai.

Matoshi theksoi se Konjufca është kontravers, ku sipas tij, ai nuk ka guxim t’i dalë kundër Kurtit, vetëm flet herë pas herë sa për t’i ushqyer turmat, vulgus-in.

“Sepse ja që ka kaluar porse ndërtimi i tij konstitucional dhe institucional do të ndodhë në faza dhe mund të marrë disa muaj, ndoshta dy vjet!? Njohja de facto e Kosovës ndodhë vetëm kur në Beograd të valojë flamuri kosovar. Konjufca kontrovers nuk ka guxim t’i dalë kundër Kurtit porse flet herë pas herë sa për t’i ushqyer turmat, përfundoi Matoshi.