Thaçi: Fatkeqësi botërore, djegia e katedrales historike Notre Dame

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përfshirjes në zjarr të katedrales Notre Dame në Paris.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame është një kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.