Mbahet akademi përkujtimore për Behram Rrahmanin

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, u mbajt akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së eprorit të UÇK-së, Behram Rrahmani – Komandant “Kujtimi”, shkruan Fokusi.info.

Në këtë akademi madhështore morën pjesë personalitete të shumëta nga jeta publike e politike, përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, deputetë e ish-luftëtarë të UÇK-së, ku nga folësit u vlerësua lart veprimtaria e Komandant “Kujtimit”.

Një fjalë rasti mbajtën: Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Metush Kryeziu, kryetar i OVL UÇK-së në Malishevë, i cili evokoi kujtime për të ndjerin, Behram Rrahmani.
Në emër të fshatit Kollë nga vinte i ndjeri, foli Enver Isufi. Kurse, në emër të familjes i përshëndeti vajza e të ndjerit.

Në përmbyllje të kësaj akademie, e cila u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u shfaq edhe një program i begatshëm artistik.