Plagoset një person në Gjilan

Një person është plagosur në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në fshatin Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani i cili ka deklaruar se viktima është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Ai deklaron se ende nuk kanë njohuri në lidhje me motivet e këtij incidenti.

“Është plagosur në këmbë një person. Motivet ende nuk janë të sqaruar por po punojmë në këtë rast. Ende nuk kam një raport nëse ka të arrestuar në këtë rast”, ka thënë Hashani.