Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, që nis në ora 15:00.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare në të cilën do të debatohet në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Po ashtu gjatë kësaj seance deputetët do të debatojnë edhe lidhur me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.